Na duhesh edhe ti! Bashkohu me ne në përkrahje të Kombëtares me ngjyrat më të bukura përmbi dhé.
Lista e plotë e përfaqësuesve tanë në trojet shqiptare dhe botë. Ju lutemi, kontaktoni me përfaqësuesin tuaj më të afërt.
Disa nga koreografitë tona të shpalosura ndër vite në stadiumet e Shqipërisë dhe në shumë stadiume të tjera europiane.
Të gjitha fanellat e Kombëtares së futbollit të veshura në ndeshjet e luajtura brenda dhe jashtë vendit.
Eja edhe ti me ne, se nuk do t’i këndosh kurrë më Shqipërisë vetëm.
Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t’i organizojmë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen. Duam t’i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita-ditës sa më të organizuar dhe të bashkërenduar.
Përveç Kombëtares së futbollit, i ndjekim të gjitha ekipet e moshave U-17, U-19, U-21, ekipin kombëtar të futbollit të femrave, basketbollit, volejbollit, boksierët shqiptarë dhe të gjithë sportistët e tjerë që garojnë për flamurin shqiptar. I përkrahim, gjithashtu, edhe ekipet shqiptare që garojnë në kupat e Europës.
Përkrahje e fuqishme dhe e zëshme për Kombëtaren tonë në tribunat anë e mbanë Europës. Një mision tjetër i TKZ-së, në ndeshjet jashtë vendit, është edhe paraqitja e vlerave tona më të mira që na nderojnë si shqiptarë kudo në botë.
Nga Tirana në Prishtinë dhe nga Shkupi në Luginë, futbollistë nga treva të ndryshme shqiptare, ndër vite me krenari, i kanë mbrojtur ngjyrat kuq e zi, duke e lartësuar Flamurin Kombëtar në arenat sportive vendase dhe botërore.
KombëtarjaJa se çka thonë për ne disa nga personalitetet e njohura nga bota e sportit dhe më gjerë.
Rrugën që e kanë ndjekur dikur në luftë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot, në paqe, të vetmit që e pasojnë këtë rrugë janë Tifozat Kuq e Zi.
Tifozat Kuq e Zi për mua janë grupi më i mirë dhe më i zëshëm, që nuk ndalen kurrë së përkrahuri ekipin tonë Kombëtar.
Tifozat Kuq e Zi janë simboli i pasionit, simboli i lidhjes, i dëshirave, i dashurisë ndaj rrënjëve, atyre rrënjëve nga vijmë të gjithë ne. TKZ-ja është gjithashtu historia, ajo histori që sado kohë të kalojë, nuk dotë mund të vdesë kurrë!
TKZ-ja për mua është forca përbërëse e Kombit shqiptar, forca e vetme që di t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nga çdo pjesë e globit. TKZ-ja është motivi i çdo shqiptari që na bën të ndjehemi krenarë, por vetëm ata që janë shqiptarë e bir shqiptari!
Rregulloren e futbollit dhe qetësinë e stadiumeve e kanë prishur vetëm ata që bënë të vetmen skuadër në botë të luajë me 12 lojtarë. TKZ, jeni UNIKALË si flamuri, gjuha, himni i shqiptarisë.
Tifozat Kuq e Zi përveç që janë tifozët zyrtarë të ekipit kombëtar, janë edhe pjesë e përgjithshme e ekipit kombëtar prej krijimit të tyre si tifozeri e organizuar që në përbërjen e vet ka përfaqësueses nga të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu me një shtrirje edhe jashtë Shqipërisë natyrale, në mërgim. TKZ-ja është zëri i popullit tonë dhe i idealit të tij.
Tifozat Kuq e Zi me brohoritjet e tyre, na tregojnë se sa besim kanë që ne do t’ia dalim. Për një skuadër futbolli, tifozeria është lojtari i 12-të. Prandaj, TKZ-ja për ne është po aq e rëndësishme sa dhe 11 lojtarët e tjerë në fushë.
Jetoj siç jetoni JU, Dashuroj siç dashuroni JU, Fluturoj siç besoni JU, Besoj siç fitoni JU. Krenohem gjithnjë me JU, vëllezërit e mi, Tifozat Kuq e Zi.