Kush jemi ne?

Historiku, protagonistët, misioni dhe vizioni.

Ndikimi ynë në shifra

Çdo shifër tregon një histori të mbështetjes, përkushtimit tonë të palëkundur dhe komunitetit në rritje.

7000+
Anëtarë
180+
Ndeshje
100+
Udhëtime
50+
Stadiume

Historiku jonë

Fillimisht, për njohurinë e të gjithëve, si emri ynë ashtu edhe thirrja jonë përmbajnë qëllimisht forma gramatikore jashtë standardit gjuhësor. Arsyet pas këtij vendimi kanë pasur të bëjnë me vetë faktin se tifozët, së bashku me ikonografinë, gjuhën, këngët dhe brohoritjet e tyre i përkasin një nën-kulture urbane, dhe si të tillë janë përtej standardeve. Nga ana tjetër, Tifozat Kuq eZi janë një grupim gjithëpërfshirës dhe, prej fillimit, kemi menduar se si të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, duhet të përfaqësohen më së miri që në parullë dhe emër. Pra, zgjodhëm një formë të shprehuri që është e lehtë për shqiptim për secilin shqiptar dhe që secili e ndjen atë të vetën.

Tiranë, 28 Nëntor 2012

Gjithmonë e kemi thënë që jemi pak më shumë se tifozë. Këtë e shpreh më së miri edhe thirrja jonë “O sa mirë me qenë Shqiptar!”. Kjo thirrje lindi në të njëjtën kohë kur lindën edhe Tifozat Kuq e Zi. Ajo është thirrje për të gjithë ata që e ndjejnë veten krenarë që janë shqiptarë. Qëllimi ynë nuk ka qenë edukimi atdhetar i shqiptarëve, por rritja e vetëdijes kombëtare në një kohë kur atdhetarizmi dhe prirjet e identifikimit kombëtar shikohen me nënqeshje dhe përulësi. Po e shohim dita-ditës se si vlerat, të cilat dikur i kemi trajtuarsi të shenjta, po zëvendësohen gjithnjë e më shumë  nga kundërvlerat moderne si lakmia, vetjakia dhe materializmi i thatë. Më shumë se edukuese, kjo thirrje ta bën me dije se është në rregull ta duash veten tënde, atdheun, traditat e tua, dhe se ka edhe shumë e shumë të tjerë që e kanë të njëjtën ndjenjë. Ftesa jonë thotë: “Eja edhe time ne, se nuk do t’i këndosh kurrë më Shqipërisë vetëm.”

Në fillim, mendonim se kjo shprehje do të ishte vetëm e jona, mirëpo e pamë menjëherë se kishte shqiptarë edhe jashtë stadiumeve, që mezi e kishin pritur një thirrje të tillë. Kështu, thirrja “O sa mirë me qenë Shqiptar!” mori dhenë dhe ia nisi të përdorej nëpër emisione të ndryshme televizive e radiofonike, këngë, veprimtari të ndryshme në kopshte e shkolla, e deri edhe nëpër fushata zgjedhore. Urojmë që kjo shprehje t’ia ngrohë gjithmonë shpirtin shqiptarëve dhe sidomos atyre që nuk kanë rastin t’i dëgjojnë për çdo ditë fjalët e bukura shqipe.

Misioni ynë

Jetojmë vetëm për ngjyrat kuq e zi dhe mbështesim çdo sport apo nismë kombëtare që synon lartësimin e Flamurit Shqiptar. Frymojmë veç bashkim!

Qëllimi ynë është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.

Vlerat tona

Tifozat Kuq e Zi janë organizimi më i madh i përkrahësve të Kombëtares shqiptare në futboll, dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë të cilët mbrojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi.

Bashkim

Bashkimi i shqiptarëve në mbarë botën nën Flamurin kuq e zi, duke nxitur ndjenjën e krenarisë kombëtare. T’i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë.

Traditë

Ruajtja dhe nderimi i rrënjëve tona të vjetra, përmes festimeve, koreografive dhe mbështetjes së vazhdueshme të sportit shqiptar.

Pasion

Ushtimi i pasionit që zë vend në zemrat tona çdo herë që kombëtarja luan, duke na frymëzuar e udhëzuar të jemi aty për ta në çdo moment.

Dedikim

Dedikimi ynë është më shumë se thjesht një fjalë, është një premtim i përjetshëm për të qenë aty për ekipin tonë kombëtar

Respekt

Mbajtja e një qëndrimi respektues ndaj të gjithëve, promovimi i sjelljes sportive dhe nxitja e një atmosfere mikpritëse brenda dhe jashtë vendit.

Inovacion

Ndërthurja e traditës dhe inovacionit për të krijuar përvoja të paharrueshme për tifozët tanë, dhe për të qenë gjithmonë një hap para, duke sjellë energji të re dhe entuziazëm në stadium.

Çfarë thonë për ne në media?

Eksploroni pasqyrën mediatike të udhëtimit tonë dhe impaktit të Tifozat Kuq e Zi në arenën futbollistike.

Slogani jonë O sa mirë me qenë Shqiptar është një ndër sloganet më të njohura në gjithë trojet shqiptare. Në anën tjetër Tifozat Kuq e Zi janë një grupim gjithëpërfshirës dhe që në fillim kemi menduar se si të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, duhet të përfaqësohen më së miri që në parullë e emër. Pra, zgjodhëm një formë të shprehuri që është e lehtë për shqiptim për secilin shqiptar dhe që secili e ndjen atë të vetën.

Gjithmonë e kemi thënë që jemi pak më tepër se tifozë. Këtë e shpreh më së miri edhe parulla jonë “O sa mirë me qenë Shqiptar!”. Kjo parullë lindi në të njëjtën kohë kur lindën edhe Tifozat Kuq e Zi. Ajo është thirrje për të gjithë ata që e ndjejnë veten krenarë që janë shqiptarë. Qëllimi ynë nuk ka qenë që të merremi me edukimin atdhetar të shqiptarëve.

O sa mirë me qenë Shqiptar!
Tiranë, 12 Shtator 2007

E kuptojmë fare mirë se jetojmë në një kohë kur atdhetarizmi dhe prirjet e identifikimit kombëtar shikohen me nënqeshje dhe përulësi. E dimë që vlerat, të cilat dikur i kemi trajtuar si të shenjta, gjithnjë e më shumë janë duke i lëshuar rrugë kundër-vlerave moderne si lakmisë, vetjakizmit e materializmit të thatë. Më shumë se edukuese, kjo thirrje ta bën me dije se është në rregull ta duash atdheun, se ka edhe shumë e shumë të tjerë që ndjehen njësoj. Ftesa jonë thotë “Eja edhe ti me ne, kurrë më nuk do t’i këndosh Shqipërisë i/e vetmuar.”

Në fillim mendonim se kjo shprehje do të ishte vetëm e jona. Por, menjëherë e pamë se kishte shqiptarë edhe jashtë stadiumeve që mezi e kishin pritur një thirrje të tillë. Dhe ajo mori dhenë e filloi të përdorej nëpër emisione të ndryshme televizive e radiofonike, këngë e deri edhe nëpër fushata zgjedhore. Urojmë që kjo shprehje t’ia ngrohë gjithmonë shpirtin shqiptarëve e më së shumti atyre që nuk kanë rastin të dëgjojnë për çdo ditë fjalët e bukura shqipe.

Struktura organizative

TKZ është një shoqatë jofitimprurëse e tifozëve të futbollit me në bazën e saj ka angazhimin vullnetar të anëtarëve të saj. Themeluar më 25 dhjetor 2003, nga ku filloi rrugëtimi i nxitur nga dashuria e palëkundur për Atdheun dhe një mbështetje e jashtëzakonshme për ekipin kombëtar shqiptar të futbollit. Natyra vullnetare e organizatës sonë është burimi jetësor që ushqen të gjitha aktivitetet tona, duke na mundësuar të organizojmë udhëtime për tifozët, të zhvillojmë dhe shesim produkte për të mbështetur veten financiarisht dhe për të financuar projekte të lidhura me sportin. Anëtarët tanë i kushtojnë kohën dhe përpjekjet e tyre vullnetarisht, duke shfaqur një ndjenjë të fortë komuniteti dhe një mision të përbashkët për të brohoritur për sportiëst shqiptarë në stadiumet vendore dhe ndërkombëtare.

TKZ ndjek një model udhëheqjeje kolektive që merr frymëzim nga uniteti dhe diversiteti i komunitetit shqiptar në të gjithë botën. Nuk është vetëm një figurë qëndrore që e mban flamurin e udhëheqjes, por një skuadër e tërë përfaqësuesish nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, që kontribuojnë në qeverisjen dhe vendimmarrjen tonë. Kjo strukturë e hapur dhe gjithëpërfshirëse siguron që çdo perspektivë të ketë një vend në tryezën e vendimmarrjes, duke reflektuar kështu forcen e bashkimit dhe diversitetit tonë kombëtar në çdo hap të rrugës sonë. Besimi ynë në një identitet të bashkuar shqiptar është shtylla kryesore e modelit tonë të udhëheqjes.

Parimet tona janë të ndërtuara mbi idenë e një komuniteti kolektiv ku çdo shqiptar, pavarësisht vendndodhjes së tij, mund të gjejë ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë. Parulla "O sa mirë me qenë Shqiptar!" përmbledh etikën tonë dhe shërben si një thirrje për të gjithë ata që janë krenarë për trashëgiminë e tyre shqiptare. Kjo frymë e komunitetit nxit një kulturë të përfshirjes, unitetit dhe përgjegjësisë së përbashkët, të cilat janë thelbësore në krijimin e një klubi të lulëzuar mbështetësish që rezonon me vlerat dhe aspiratat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Na duhesh edhe ti!