Maskota jonë, Sabiti, sot 20 vjeçar, lindi më 25 Dhjetor 2003. Por, nga erdhi ideja për Sabitin, dhe si lindi ai?
Fillimisht, duhet përmendur se Sabiti ishte një dhuratë, e premtuar për Tifozat Kuq e Zi, nga drejtori kreativ i kompanisë “Rrota”, Fisnik Ismajli, ndërsa ideatori dhe ilustruesi i Sabitit ishte Edon Muhaxheri, i cili e përshkruan kështu kohën kur iu dha detyra e dizajnimit të emblemës për Tifozat Kuq e Zi:
"Si gati çdo 19 vjeçar, edhe unë isha i fiksuar pas fitnesit. Ideja e ilustrimit të një shqiptari muskuloz, të madh dhe shumë krenar, gjithashtu, më lidhej me përshkrimin e kreshnikëve në eposin kombëtar."
Sabitit i pëlqejnë shumë udhëtimet. Pa i mbushur ende 10 vjeç dhe “pa pasaportë e pa biletë”, ai ka qenë i pranishëm në shumë stadiume si në: Leverkusen, Belfast, Amsterdam, Paris,Stamboll, Dublin, Gjenevë, Lubjanë, Oslo e në shumë e shumë stadiume të tjera. Na thotë që nuk do të ndalet kurrë, as atëherë kur me duart e tij do të ngrejë edhe Kupën e Botës. Shpresa vdes e fundit!
Sabiti po rritet e duke parë që pjesëmarrja e femrave në TKZ ka nisur të rritet, atëherë së shpejti do të lindë nevoja që Sabitit t’ia gjejmë edhe një nuse. Sabiti na e ka besuar neve përzgjedhjen e nuses për të, për të cilën thotë se e ka vetëm një kusht: që ta ketë emrin Sabile.
Sabiti sot është një nga simbolet më të famshme shqiptare.
Tash e 20 vite, Sabiti nuk ndalet së përkrahuri Kombëtaren.
Në vijim janë dy fotografitë e pasaportave të Sabitit me 20 vite dalim.
Sabiti, maskota jonë e dashur, ka një ëndërr të madhe: të shohë dhe të jetë pjesë e momentit kur lojtarët tanë do të ngrejnë lart Kupën e Botës. Ai ëndërron ditën kur do të festojë së bashku me të gjithë shqiptarët. Ëndrra e Sabitit është pasqyrë e shpresave dhe ëndrrave të të gjithë tifozëve shqiptarë, të cilët besojnë se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, futbolli shqiptar do të shënojë histori në arenën ndërkombëtare.
Sabiti është simbol i përkushtimit, pasionit dhe ëndrrave të mëdha që ndajmë të gjithë si një komunitet i bashkuar nga dashuria për futbollin dhe kombin tonë.
Koleksioni ynë i veshjeve përfshin bluza, xhaketa, xhupa dhe shumë artikuj të tjerë që shpërthejnë me ngjyrat tona kombëtare.
Çdo artikull është krijuar me një sens estetik dhe një dashuri të madhe për detajet, duke u siguruar që të pasqyrojë krenarinë dhe identitetin e tifozëve shqiptarë kudo që të shkojnë.