Kodi i Tifozit
Shkelja e njërës nga këto pika nënkupton largim të menjëhershëm nga lista zyrtare e Tifozave Kuq e Zi.
- Ndalohet rreptësisht ardhja në tribunë me ndonjë simbol/flamur tjetër përveç flamurit kombëtar.
- Sanksionohet padëgjueshmëria ndaj personave përgjegjës në tribunë.
- Ndalohet ardhja në tribunë me bluza të ekipeve lokale ose tjera, përveç produkteve të TKZ-së ose bluzave të Kombëtares.
- Ndalohet rreptësisht hyrja në fushën e lojës.
- Ndalohen maskat, ose ndonjë objekt tjetër që pamundëson identifikimin (kjo nuk vlen edhe për tattoo, ose ngjyrosjen e fytyres).
- Ndalohet çfarëdo banderole tjetër veç asaj për të cilën paraprakisht ka vendosur grupi punues për koreografitë.
- Ndalohet rreptësishtë fyerja e lojtarëve të Kombëtares.
- Ndalohet nxjerrja në publik e bisedave/planeve operative mes anëtarëve të TKZ-së.
- Ndalohet postimi nëpër rrjete sociale në emër të TKZ-së, dhe që dëmtojnë imazhin e TKZ-së.
- Ndalohet prononcimi në media në emër të TKZ-së (mund të flisni si anëtar por jo në emër të grupit), nëse nuk keni leje paraprake nga organet drejtuese të TKZ-së.
- Ndalohen rreptësisht fyerja e anëtarëve të tjerë, përfaqësuesve apo anëtarëve të kryesisë.
Këto janë disa nga rregullat bazë për të cilat Tifozat Kuq e Zi kanë të drejtën ekskluzive të përjashtimit në rast të shkeljes së tyre nga ana e anëtarëve. Për rregullat të tjera që nuk janë pjesë e Kodit të Tiifozit, kompetenca delegohet te kryesia e TKZ-së. Andaj, me leximin e këtij kodi, ju si anëtar i TKZ-së duhet të Betoheni që në çdo rrethanë dhe vend, do të respektoni dhe përfaqësoni denjësisht flamurin dhe kombin, në një familje që frymon veç bashkim.