Kampionati Europian
Gjermani 2024

Pjesëmarrja e Kombëtares Shqiptare në Europianin "Gjermani 2024".

Lojtari 12-të!

Përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024” i tregoi më së miri vlerat në rritje jo vetëm të lojës së Kombëtares sonë, por edhe të organizimit të tifozerisë shqiptare. Lumi kuqezi i tifozëve tanë me këngë e brohoritje, në përkrahje dhe mbështetje të Kombëtares sonë, u zhvendos nga Dortmundi kundër Italisë, në Hamburg kundër Kroacisë, për ta përfunduar rrugëtimin e vet në Dyseldorf kundër Spanjës. Ishim të shumtë në numër dhe pjesa më e madhe e tifozëve i kanë ndjekur të tria ndeshjet. Erdhëm nga të gjitha anët e globit, nga Amerika e Kanadaja e deri tek Australia e largët; kuptohet se shumica dërrmuese vinte nga Trojet dhe mërgimtarët e shpërndarë në Evropë. Mikpritja e vëllezërve dhe motrave, që jetojnë në Gjermani, ka qenë vërtet e mrekullueshme.

Ajo çfarë kemi ëndërruar si Tifoza Kuq e Zi dhe për të cilën kemi punuar fort gjatë këtyre 21 vjetëve në përkrahje të Kuqezinjve tanë, si brenda në vend ashtu edhe jashtë, u arrit gjatë këtyre tre ndeshjeve:

1. Shqiptarët u bënë bashkë të veshur KUQ e ZI.
2. Himni Kombëtar u këndua prej të gjithëve.
3. Lojtarët dhe tifozët u bënë NJË.

Do t’i mbajmë mend gjatë emocionet e bukura që na i dhuruan djemtë tanë në fushën e lojës, por do të mbahet mend edhe më gjatë dashuria e pafundme që tifozeria shqiptare e ka për skuadrën e vet të zemrës. Jemi të sigurt se Kombëtarja jonë do të rritet vit pas viti, pasi si drejtimi i ri ashtu edhe lojtarët e rinj premtojnë shumë, dhe ne do të jemi aty krah tyre, si lojtari i 12-të, për t’iu dhënë zemër në fushën e lojës dhe për t’i shijuar arritjet e merituara. Shqiptaria ishte fitimtari i vërtetë i këtyre ndeshjeve, ku treguam edhe njëherë se vetëm bashkë jemi më të fortë!

Një falënderim i veçantë për organizimin e vendtakimeve dhe marshimeve të Tifozave Kuq e Zi në të tria këto qytete, ku luajti Kombëtarja jonë, iu shkon përfaqësuesve tanë të Gjermanisë, të cilët janë përkujdesur që gjithçka të ishte në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi me organizatorët e UEFA-s dhe policinë vendore ka qenë i shkëlqyer. Madje, nuk kanë munguar as lavdërimet nga ana e tyre për organizimin dhe sjelljen tejet të mirë të tifozëve jashtë dhe brenda stadiumit.

Pavarësisht vështirësive të ndryshme për këto organizime, për arsye të motit dhe ndryshimeve nga ana e policisë, djemtë dhe vajzat e TKZ-së bënë të mundur që vendtakimet të shndërroheshin në Shqipëri Etnike, pasi pjesëmarrësit ishin të të gjitha trevave. Tifozat Kuq e Zi, me Sabitin në ballë, i kanë prirë marshimeve, ku anëtarëve tanë iu bashkëngjitën një numër tejet i madh i tifozëve shqiptarë në një frymë të lartë bashkimi kombëtar. Aty ishim të gjithë bashkë vetëm për një qëllim: lartësimin e ngjyrave kuq e zi!

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

Skuadra

Futbollistët që përfaqësuan ngjyrat më të bukura mbi dhe në Kampionatin Europian "Francë 2016"

Portier

1 Etrit Berisha

12 Orges Shehi

23 Alban Hoxha

Mbrojtës

2 Andi Lila

4 Elseid Hysaj

5 Lorik Cana ©

6 Frederic Vesei

7 Ansi Agolli

15 Mërgim Mavraj

17 Naser Aliji

18 Arlind Ajeti

Mesfushor

3 Emir Lenjani

8 Migjen Basha

9 Ledian Memushaj

13 Burim Kukeli

14 Taulant Xhaka

20 Ergys Kaçe

21 Odise Roshi

22 Amir Abrashi

Sulmues

10 Armando Sadiku

11 Shkëlzen Gashi

16 Sokol Cikalleshi

19 Bekim Balaj

Kryetrajner

Gianni de Biasi

Çfarë thonë protagonistët

Deklaratat e disa nga protagonistëve dhe tifozave që përjetuan emocionet e tingujve të "Hymnit të Flamurit" në Lens, Marsej, dhe Lyon të Francës.

The Best Place To Work - Startech X Webflow Template

“The best place to work”

Cursus nisl nisl ut justo donec rutrum maecenas porttitor senectus diam, vitae turpis morbi adipiscing amet urna diam vel interdum adipiscing justo commodo sit a, et adipiscing.

Andy Smith, VP of Product
I Love My Work At Startech - Startech X Webflow Template

“I love my work at Startech”

Cursus nisl nisl ut justo donec rutrum maecenas porttitor senectus diam, vitae turpis morbi adipiscing amet urna diam vel interdum adipiscing justo commodo sit a, et adipiscing.

Sophie Moore, VP of Sales
The Best Work Team - Startech X Webflow Template

“The best work team”

Cursus nisl nisl ut justo donec rutrum maecenas porttitor senectus diam, vitae turpis morbi adipiscing amet urna diam vel interdum adipiscing justo commodo sit a, et adipiscing.

Will Miller, VP of Design

Grupi B

Rezultatet dhe renditja tabelare e Grupit ku bëri pjesë Kombëtarja jonë.

Kampanja
#UneBesoj

Kampanja "Unë Besoj" e nisur nga Tifozat Kuq e Zi ishte një iniciativë frymëzuese që synonte të ndezte shpresë dhe unitet ndër tifozët shqiptarë.

Kjo kampanjë u shtri në të gjithë komunitetin e tifozëve, duke u bërë thirrje atyre të mbajnë besimin dhe të mbështesin me zemër kombëtaren shqiptare. "Unë Besoj" shërbeu si një simbol i pasionit dhe krenarisë kombëtare, duke mbledhur së bashku tifozë nga të gjitha shtresat e shoqërisë në mbështetje të një qëllimi të përbashkët. Kjo kampanjë jo vetëm që forcoi lidhjen midis tifozëve dhe ekipit kombëtar, por gjithashtu promovoi vlerat e unitetit, besimit dhe dashurisë ndaj vendit.

Në fund, ëndrra Unë Besoj u realizua me kualifikim në Kampionatin Europian për herë të parë në historinë tonë.

2.7X
Faster deals
68%
More deals closed
99%
Happy Clients
90%
Retention rate

Na duhesh edhe ti!