Çfarë thonë protagonistët
Ndërsa shohim mbrapa në këto dy dekada të mbushura me pasion dhe përkushtim, protagonistët që ndezën flakën e TKZ-së ndajnë ndjenjat dhe përvojat e tyre të veçanta.
20 vite më parë, disa djemë kishin një ëndërr. Ajo ëndërr shpejtë u realizua dhe u konkretizua me lindjen e Sabitit. Nga ajo ditë e deri më sot, Sabiti nuk ka pushuar kurrë së brohorasuri për ngjyrat kuq e zi.
Nga dëshira e përbashkët për të krijuar një grup tifozësh për të mbështetur vetëm Kombëtaren, disa djem shqiptarë nga treva të ndryshme të Shqipërisë një ditë të ftohtë fundviti vendosën të nisin një lëvizje të re, e cila me kalimin e kohës u bë grupi më i njohur i mbështetësve të kombëtares shqiptare.
Këta mbështetës që morën pjesë në krijimin dhe themelimin e kësaj lëvizjeje janë: Burim Hana, Valentin Muhaxheri, Faruk Halimi, Anton Berishaj, Artor Behluli, Fitim Xharra, Dardan Ibrani, Fatos Berisha dhe Luan Xhafolli. Ata fillimisht krijuan një grup të përbashkët në e-mail ku të gjithë pjesëmarrësit filluan të diskutojnë rreth kësaj nisme të përbashkët. Tema kryesore e diskutimit ishte emri dhe qëllimi i kësaj nisme. Pas shumë propozimesh dhe një votimi të ngushtë në mes emrave "Albholics" dhe "Tifozat Kuq e Zi", emri i dytë u zgjodh.
Më 25 dhjetor 2003, ditën e Krishtlindjes, grupi u pagëzua me emrin "Tifozat Kuq e Zi". Para publikut të gjerë Tifozat Kuq e Zi për herë të parë u prezantuan më 2 shkurt 2004, ditën e Bajramit. Këto dy data, njëra ditën e Krishtlindjes e tjetra ditën e Bajramin, transmetojnë edhe simbolikisht mesazhin e bashkimit të të gjithë shqiptarëve pa dallim besimi.
Shumë shpejt, TKZ-ja u bë një ndër tifozeritë më të njohura, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, duke formuar rrjete në Austri, Gjermani, Angli, Zvicër, Suedi, Belgjikë, Francë, etj., e deri në Amerikën e largët dhe në Kanada. Mbi të gjitha TKZ-ja kultivon zemrën e madhe të shqiptarëve si komb dhe shpirtin e vetëbesimit drejt fitoreve të mëdha. Kjo lëvizje ka lënë një gjurmë të thellë në ndeshjet e kombëtares dhe mbështetjen e të gjithë sportistëve që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi dhe kulturën tifozerike shqiptare.
Sot, TKZ-ja është bërë simbol i bashkimit dhe pasionit për sportin dhe flamurin kuqezi, duke i bërë shqiptarët bashkë dhe duke u dhënë atyre një zë që i këndon identitetit të përbashkët. Mirënjohja më e madhe u takon atyre që ndihmuan në çdo hap të rrugës, që besuan në këtë vizion dhe ndihmuan që kjo lëvizje të bëhet ajo që është sot.
Historia e zhvillimit të Tifozave Kuq e Zi është dëshmi për forcën dhe shpirtin e shqiptarëve dhe mënyrën se si ata janë bashkuar për një arsye të madhe, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar. TKZ-ja ndër vite bëri bashkë mijëra djem e vajza që kishin dashuri të pashoqe për sportin shqiptar dhe për flamurin kuqezi. Megjithatë, ajo që e dallon këtë grup nga të tjerët është dëshira për t'i bashkuar shqiptarët, pa dallim qyteti a krahine.
Me flamurin kuqezi kudo e kurdo, Tifozat Kuq e Zi janë dëshmi e fortë për ndjenjat kombëtare dhe pasionin e shqiptarëve, të cilët, kur janë të bashkuar, mund të arrijnë çdo gjë.
Lista e 100 antarëve së bashku me numrat e kartelës, dy numrat e fundit janë ato të antarsimit në TKZ.
-
Faruk Halimi
///
-
Anton Berishaj
T38002
-
Burim Hana
H15003
-
Valentin Muhaxheri
V19004
-
Artor Behluli
R27005
-
Fatos Berisha
A27006
-
Fitim Xharra
F16007
-
Luan Xhafolli
N48008
-
Dardan Ibrani
A06009
10
Hekuran Vokshi
V17010
11
Vegim Zhitija
E27011
12
Blerim Tafilaj
B17012
13
Përparim Rexha
X38013
14
Driton Arifaj
A06014
15
Pranvera Sefaja
E28015
16
Burbuqe Hana
N37016
17
Kastriot Sinani
I28017
18
Agron Ferizi
A16018
19
Fisnik Avdiu
A16019
20
Fitim Beka
B15020
21
Adnan Doroci
A16021
22
Ilir Halili
L26022
23
Denis Bytyqi
D16023
24
Arianit Preçi
R27024
25
Dukagjin Kastrati
A08025
26
Xhelal Ahmetaj
X17026
27
Ora Bukoshi
A47027
28
Skënder Hajdari
A07028
29
Shpresa Xhafolli
S18029
30
Ramadan Syla
L37030
31
Hajdin Beqiri
A06031
32
Artan Salihu
A16032
33
Shefki Bytyqi
A06033
34
Bashkim Tmava
M27034
35
Rexhep Miftari
R17035
36
Reshat Memaj
M16036
37
Shpend Bytyqi
A06037
38
Naim Ibrahimi
M48038
39
Armend Bërlajolli
E40039
40
Gerti Peshkopia
T49040
41
Fisnik Ismaili
F17041
42
Dardan Behluli
D17042
43
Petrit Ramadani
E28043
44
Ilir Shaqiri
I37044
45
Arben Hyseni
A16045
46
Bujar Abdullahu
A49046
47
Rita Mehmeti
T37047
48
Krenar Loshi
L16048
49
Fatos Maxhuni
A27049
50
Sadri Jusufi
S16050
51
Shpejtim Rexha
X38051
52
Fatban Bunjaku
F17052
53
Tomorr Pozhegu
F17053
54
Besnik Hurglica
E28054
55
Albina Alija
A16055
56
Habib Alija
A05056
57
Adije Xhafolli
I38057
58
Arian Mehmeti
R27058
59
Blerim Hoxha
H16059
60
Dardan Ferizi
A06060
61
Përparim Xhikolli
A08061
62
Arbnor Dautaga
A17062
63
Arian Sheremeti
A49063
64
Ujkan Ukshinaj
K38064
65
Bekim Ahmetaj
E27065
66
Hysen Ukshinaj
L38069
67
Gazmend Gashi
A27067
68
Blerim Ahmetaj
B17068
69
Hilmi Ukshinaj
L38069
70
Besim Gërguri
E27070
71
Arsim Drejta
A16071
72
Taner Pehlivani
E49072
73
Arben Hoxha
A05073
74
Ajshe Murturi
J27074
75
Ali Gashi
L25075
76
Luan Ajdini
U26076
77
Halil Ilazi
A05077
78
Rron Tresi
R15078
79
Asdren Ramadani
S28079
80
Andi Rrugia
N26080
81
Gentian Rrugia
R17081
82
Lekë Rezniqi
K37082
83
Kushtrim Hoxha
K38083
84
Nik Berisha
A47084
85
Alban Beshiri
L27085
86
Alen Berishaj
N48086
87
Sherif Xhema
X16087
88
Driton Mushica
A06088
89
Luard Miftari
U27089
90
Afrim Lokaj
L16090
91
Gëzim Berishaj
Z38091
92
Zgjim Arifaj
Z16092
93
Kujtim Hajredini
J39093
94
Bardhyl Veseli
V17094
95
Agon Ushaku
G26095
96
Shaqir Qehaja
A06096
97
Adrian Ahmetaj
A17097
98
Besnik Dushku
A06098
99
Labinot Buçolli
A06099
100
Flakëron Abazi
B27100
Një mozaik me listën për propozimet për emra, dizajnet e para, fotografi të vjetra, dhe klipet e gazetave që kanë mbijetuar rrjedhën e kohës, dhe kujtime të pashlyeshme që shërbejnë si dëshmi të rrugëtimit tonë.
Disa kujtime të vjetra nga uebfaqe tona ndër vite për të kujtuar rrugëtimin tonë 20 vjeçar.