Dec 13, 2023

Hapet faqja e re e Tifozave Kuq e Zi

Hapet faqja e re e Tifozave Kuq e Zi
Hapet faqja e re e Tifozave Kuq e Zi

Mirësevini në faqen tonë të re tifozatkuqezi.com

Këtë vit, një tjetër ngjarje e rëndësishme shënon kalendarin e Tifozave Kuq e Zi: 20 vjetori i themelimit tonë. Që nga fillimi në 2003, TKZ ka zhvilluar dhe zgjeruar ndjeshëm praninë dhe ndikimin në botën e futbollit shqiptar. Ky përvjetor është një moment për të festuar, por edhe për reflektuar mbi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të grupit tonë, nga fillimet tona modeste deri sot, kur jemi një ndër grupet më të njohura dhe më të zjarrta të tifozëve në rajon dhe Europë.

Shpallja e faqes së re vjen si një kulmim i përkushtimit tonë ndaj inovacionit, teknologji dhe bashkimit të tifozëve shqiptar, duke u bërë një simbol i pasionit dhe i krenarisë që karakterizojnë Tifozat Kuq e Zi.

Misioni ynë është të bashkojmë dhe të forcojmë komunitetin e tifozëve, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për çdo ndeshje dhe duke promovuar vlerat e sportit dhe ato kombëtare në çdo aspekt të aktiviteteve tona. Ndërsa festojmë këtë jubile, faqja jonë do të vazhdojë të freskohet me përmbajtje të re dhe emocionuese, duke pasqyruar rritjen dhe zhvillimin tonë të vazhdueshëm.

Rrini të lidhur për të gjitha përdetësimet dhe lajmet më të fundit nga Tifozat Kuq e Zi!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Na duhesh edhe ti!