Dec 22, 2024

21 vjet në ruajtjen e traditës kombëtare!

21 vjet në ruajtjen e traditës kombëtare!
21 vjet në ruajtjen e traditës kombëtare!

Si çdo vit, grupimi ynë u mblodh këtë fundjavë për të festuar përvjetorin e themelimit! Këtë herë, mikpritëse e festimeve ishte Struga, qyteti i shqiptarëve!

Festimet nisën me një vizitë në Manastir, qytetin historik të alfabetit. Atje vizituam Bibliotekën Linkest, e para dhe e vetmja bibliotekë shqiptare e hapur në këtë qytet, falë iniciativës së Emira Selimit nga Shkupi. Diskutuam për sfidat që has kjo nismë dhe u zotuam të ofrojmë mbështetjen tonë për të forcuar më tej këtë kauzë.

Pas vizitës në bibliotekë, vazhduam drejt Muzeut të Kongresit të Alfabetit, duke rikujtuar historinë dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje për kombin tonë.

Në mbrëmje, të dy anët e Drinit të Zi u ngjyrosën kuq e zi duke krijuar një spektakël unik.

Sot, aktivitetet kulmuan me një ndeshje miqësore midis ekipit të Tifozave Kuq e Zi dhe ekipit kampion të FC Struga, e zhvilluar në stadiumin e qytetit. Në fund të ndeshjes, i ndamë çmimin "O sa mirë me qenë Shqiptar!" presidentit të ekipit të FC Struga, në shenjë mirënjohjeje për promovimin dhe fuqizimin e sportit shqiptar.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Na duhesh edhe ti!