25.12.2018

Lorik Cana

Në historinë e futbollit shqiptar, disa emra dallohen për pasionin, profesionalizmin dhe përfaqësimin denjë të kombit tonë në arenën ndërkombëtare. Lorik Cana, një ndër futbollistët më të njohur shqiptarë dhe ish-kapiten i Kombëtares së Shqipërisë, është një ndër këto figura simbolike.

Kapiteni i përjetshëm!

Në vitin 2004, Lorik Cana, shqiptar i rritur në Zvicër, sapo kishte nisur të bëhej i njohur me fanellën e kombëtares. Luante te PSG në Francë dhe thuhej që mund të bëhej më i miri që kemi patur ndonjëherë.

“Top Show” në atë kohë ishte emisioni më “trendy” dhe trajtonte shpesh tematika interesante. Në njërin prej tyre flitej për kombëtaren dhe tifozerinë e saj. Alban Dudushi mes të ftuarve kishte Canën, ndërsa në studio ndodhej edhe një tifogrup i sapokrijuar. Quheshin “Tifozat Kuq e Zi” dhe Lorikut i këndonin vargjet e këngës së NR, “Afrim Roboti”:

“Kush o ma i forti,

Lorik roboti,

Kush o ma i forti,

Lorik roboti,

Kush o ma i forti,

Lorik roboti, Lorik roboti, Lorik roboti”

I vogël në moshë, atë emision e shijova pa fund. Si tifoz në krijim e sipër, më entuziasmuan ata tipat e hareshëm që bënë atmosferë spektakolare. Nga theksi, dukeshin shqiptarë të Kosovës, por nga ajo që thonin jetonin jashtë vendit. Histori klasike shqiptare.

Atë kohë kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, Kosova nuk ishte ende shtet ndërsa trajneri i kombëtares quhej Hans-Peter Briegel.

Duke nisur nga viti 2004, kemi mundur kampionët në fuqi të Europës, jemi rritur nga pikëpamja futbollistike duke marrë pjesë vetë në një Kampionat Europian dhe në tribuna jemi emocionuar me koregrafitë që duken në fotot që shoqërojnë shkrimin.

Sot 15 vite më parë themeloheshin “Tifozat Kuq e Zi”, i pari tifogrup zyrtar i kombëtares tonë. Grup me shtrirje në të gjithë Shqipërinë Etnike, përtej kufijve administrativë…

A. Kasmi

Festimi i 15 vjetorit të themelimit të TKZ

Static and dynamic content editing

A rich text element can be used with static or dynamic content. For static content, just drop it into any page and begin editing. For dynamic content, add a rich text field to any collection and then connect a rich text element to that field in the settings panel. Voila!

How to customize formatting for each rich text

Headings, paragraphs, blockquotes, figures, images, and figure captions can all be styled after a class is added to the rich text element using the "When inside of" nested selector system.

Na duhesh edhe ti!