Video-incizimi i Hymnit dhe shpalosjes së flamurit

10.02.2005 (Arkiv) – Të dashur tifozë! Ende jemi të kapluar nga pikëllimi për humbjen e mbrëmshme të pafat të Kombëtares sonë. Megjithatë, në përkrahjen e djemëve tanë nuk ka dorëzim: ngjyrave kuq e zi duhet t’u qendrojmë besnik edhe më tepër në këto çastet e vështira! Të gjithë jemi të bindur që e ardhmja është e ndritshme, e ardhmja është kuq e zi.

Nga atmosfera e mbrëmshme po ju sjellim këtu videon e çasteve të intonimit të Hymnit Kombëtar dhe të shpalosjes së flamurit gjigant. Urime edhe një herë anëtarëve të “Tifozave Kuq e Zi” nga të gjitha trojet shqiptare – nga Tirana në Prishtinë e nga Shkodra në Shkup – për kontributin jo vetëm financiar në këtë projekt të mrekullueshëm, e urime të veçanta natyrisht edhe për grupin tonë të punës në Prizren të cilët nuk e kanë kursyer veten që një muaj të plotë deri në çastet e fundit të palosjes së flamurit. Një falenderim i veçantë u takon edhe të gjithë tifozëve dhe grupeve tjera të tifozëve shqiptarë që ndihmuan në shpalosjen e tij në stadium. Pa ju, flamuri kurrë nuk do të dukej kaq i bukur!

Inçizimi i mëposhtëm është shkëputur nga transmetimi i kanalit DSF, ndërsa komentatori gjerman, pothuajse i shtangur nga habia, pas përfundimit të hymnit u shpreh:

Atmosferë rrënqethëse në Tiranë! Dhe… A keni parë ndonjëherë flamur të tillë, të dashur shikues!? Eh pra, unë për veti nuk e dij të kem parë ndonjëherë një stof KAQ GJIGANT diku në ndonjë stadium! E pabesueshme! E papërshkrueshme!

Video-incizimin mund ta shkrakoni duke klikuar këtu -> flamuri.avi (7,80 MB).

Në vazhdim mund të shikoni videon e shpalosjes së Flamurit Gjigant: