Pse të bëhesh Tifoz Kuq e Zi?

Nëse akoma nuk je i/e sigurtë pse duhet të na bashkangjitesh, ja vetëm disa arsye të tjera:

  • Do të keshë qasje në forumin ekskluziv ku do të mund të japësh ide dhe sygjerime rreth aksioneve dhe organizimit të “Tifozave Kuq e Zi” për ndeshjet e Kombëtares. E meqë të gjithë ne punojmë vullnetarisht, do të keshë poashtu mundësi të paraqitesh për të dhënë kontributin tënd aty ku mendon që mund të ndihmosh.
  • Do të të informojmë rregullisht për çdo vendtakim dhe organizim të “Tifozave Kuq e Zi” në ndeshjet e Kombëtares ku do të festojmë së bashku.
  • Kurrë më nuk do të udhëtosh vetëm në ndeshjet e Kombëtares.
  • Do të informohesh rregullisht për buxhetin dhe shpenzimet tona.
  • Do të pajisesh me kartelë anëtarësimi me të cilën do të keshë qasje në shërbimet që u dedikohen vetëm anëtarëve të “Tifozave Kuq e Zi”.
  • Do të futesh në listën zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi” në Ueb Faqen tonë.
  • Do të mundohemi të sigurojmë bileta për gjithë të interesuarit për ndeshjet e Kombëtares jashtë vendit. FSHF çdoherë ka rezervuar aq bileta sa kemi kërkuar për ndeshjet e Kombëtares.
  • Do të keshë rreth 20% lirim në të gjithë artikujt tonë të tifozerisë që i kemi punuar ose që do t’i punojmë në të ardhmen: shalla, bluza, kapela, flamuj, etj. Nga ana tjetër, meqë nuk kemi qëllim profiti, të gjitha të ardhurat nga artikujt e shitur do të kthehen përsëri në buxhetin e “Tifozave Kuq e Zi” – për projektet tona të ardhshme dhe për një organizim më të mirë.
  • Do të kontribuosh për një çështje shumë fisnike – për përkrahjen e fuqishme dhe të zëshme të Kombëtares nga tribunat anë e mbanë Evropës.

Ku investohen të hollat tua?

“Tifozat Kuq e Zi” projektet e veta i financojnë kryesisht me kontributet sezonale të anëtarëve. Meqë nuk kemi qëllim profiti (anëtarët punojnë dhe angazhohet vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë), të gjitha të ardhurat do të riinvestohen për projekte të reja dhe për zgjërimin e rrjetit të tifozëve. Këtu përfshihen edhe të ardhurat nga shitja e artikujve të tifozërisë.

 Me fjalë tjera: kontributet tona sezonale nuk na i merr askush – ato na takojnë të gjithëve së bashku, pra edhe ty. Me këto të holla do të mund të financojmë p.sh.:

  • Prezencën në Internet e cila do të mundësojë zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit tonë të tifozëve
  • Transparente të mëdha me mbishkrime përkrahjeje për Kombëtaren tonë
  • Projekte të tjera koreografike ose piroteknike të drejtuara nga specialistët dhe të koordinuara me stafin e stadiumit.
  • Mbështetjen e projekteve lokale (p.sh. kur një grupi tifozësh nga një qytet i caktuar i nevojitet mbështetje financiare për projektet e veta: për rekuizite, material, udhëtime, etj.).
  • Bluzat tona që do të na shërbejnë si shenjë identifikimi dhe si tregues i nivelit të organizimit
  • Shallat, kapelat ose artikujt tjerë që do të shiten me fitim minimal për t’u mundësuar kështu sa më shumë tifozëve të ndihen pjesë e një rrjeti të organizuar.

Si të anëtarësohem në Tifozat Kuq e Zi?

Përpara se me vendosë me u anëtarësu në Tifozat Kuq e Zi duhet me lexu Kodin e Tifozit.

Nëse pajtoheni me rregullat e shkruara në Kodin e Tifozit, atëherë ndiq procedurat e mëposhtme:

Procedura e anëtarësimit bëhet në dy hapa: (1) së pari duhet ta bësh pagesën e anëtarësisë dhe (2) së dyti ne i shënojmë të dhënat tua në listën e anëtarëve. Nëse na mungon ndonjë informatë, ne do të ju kontaktojmë .

ÇMIMI I ANËTARËSIMIT:

Pagesa minimale për anëtarësim është 10 Euro dhe vlen deri në fund tw ciklit eliminator . Ju keni mundësinë që të paguani anëtarësimin edhe për më gjatë. Për të bërë më të lehtë edhe më të besueshme anwtarësimin, neve kemi shtrirë një rrjet përfaqësuesish nëpër shumw qytete anëekënd atdheut, por edhe nëpër botë.

Aktualisht, anëtarësimi bëhet vetëm në mënyrë direkte tek përfaqësuesi që keni kontaktuar, ose në marrëveshje me të mund të zgjidhni edhe mënyrën e pagesë.

  • Për të parë listën e përfaqësuesve në qytetin tuaj  (Kliko këtu).
  • Nëse jetoni në ndonjë qytet ku nuk kemi përfaqësues atëherë, kontaktoni përfaqësuesin e qytetit më të afërt.
KARTELA E ANËTARËSIMIT:

Pas kryerjes së procedurave të mësipërme, përfaqësuesi është i autorizuar dhe i obliguar që t’ju pajisë me kartelën e TKZ.

Për çfarëdo pyetjesh tjera lidhur me pagesën, të lutem na shkruaj në e-mailin tonë qendror [email protected]

Eja, bëhu edhe ti pjesë e grupimit më të madh të tifozëve të Kombëtares.

Së bashku jemi më të fortë.