Dec 4, 2023

Orari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Orari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares në finalet e Europianit “Gjermani 2024”
Orari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Pas hedhjes së shortit, UEFA ka përcaktuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve të Europianit “Gjermani 2024”.

Kombëtarja jonë do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 nga ora 15:00 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, në stadiumin “Volksparkstadion", Hamburg.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”:

Për më shumë detaje, vizito faqen tonë të dedikuar për Europianin "Gjermani 2024"

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Na duhesh edhe ti!