Kodi i Tifozit

Nga momenti që edhe  zyrtarisht jeni anëtar i Tifozave Kuq e Zi, këto janë disa nga rregullat me të cilët ju identifikoheni që jeni anëtar i TKZ-së.

Kodi i Tifozit

Shkelja e njërës nga këto pika nënkupton largim të menjëhershëm nga lista zyrtare e Tifozave Kuq e Zi.

  1. Ndalohet rreptësisht ardhja në tribunë me ndonjë simbol/flamur tjetër përveç  flamurit kombëtar.
  2. Sanksionohet padëgjueshmëria ndaj personave përgjegjës në tribunë.
  3. Ndalohet ardhja në tribunë me bluza të ekipeve lokale ose tjera, përveç produkteve të TKZ-së ose bluzave të Kombëtares.
  4. Ndalohet rreptësisht hyrja në fushën e lojës.
  5. Ndalohen maskat, ose ndonjë objekt tjetër që pamundëson identifikimin (kjo nuk vlen edhe për tattoo, ose ngjyrosjen e fytyres).
  6. Ndalohet çfarëdo banderole tjetër veç asaj për të cilën paraprakisht ka vendosur grupi punues për koreografitë.
  7. Ndalohet rreptësishtë fyerja e lojtarëve të Kombëtares.
  8. Ndalohet nxjerrja në publik e bisedave/planeve operative  mes anëtarëve të TKZ-së.
  9. Ndalohet postimi nëpër rrjete sociale në emër të TKZ-së, dhe që dëmtojnë imazhin e TKZ-së.
  10. Ndalohet prononcimi në media në emër të TKZ-së (mund të flisni si anëtar por jo në emër të grupit), nëse nuk keni leje paraprake nga organet drejtuese të TKZ-së.
  11. Ndalohen rreptësisht fyerja e anëtarëve të tjerë, përfaqësuesve apo anëtarëve të kryesisë.

Këto janë disa nga rregullat bazë për të cilat Tifozat Kuq e Zi kanë të drejtën ekskluzive të përjashtimit në rast të shkeljes së tyre nga ana e anëtarëve. Për rregullat të tjera që nuk janë pjesë e Kodit të Tiifozit, kompetenca delegohet te kryesia e TKZ-së. Andaj, me leximin e këtij kodi, ju si anëtar i TKZ-së duhet të Betoheni që në çdo  rrethanë dhe vend, do të respektoni dhe përfaqësoni denjësisht flamurin dhe kombin, në një familje që frymon veç bashkim.

Na duhesh edhe ti!