REAGIM

Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës që të tërhiqet nga axhenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Deri më sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tanë të të gjitha trevave që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb i cili dikur motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Rreth 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të përformojë në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Orës vetëm se ato janë shqiptare.

Prandaj nuk do ti mbyllim sytë para këtij racizmi shtetëror që i bëhet shqiptarëve. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundojë ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përsërisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.Kjo është thirrja e fundit!

Categories: Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published.