Si të anëtarësohem në Tifozat Kuq e Zi?
Për tu anëtarësuar në TKZ, mjafton që të klikoni në www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit, ku e keni listën e përfaqësuesve, e merrni kontaktin e përfaqësuesit të qytetit tuaj (ose qytetit më të afërt) dhe vijon me procedurat që ju shpjegon përfaqësues.

Cilat janë përfitimet e të qenit anëtar i Tifozave Kuq e Zi?
Me anëtarësim në TKZ, ju  pajiseni me kartelën e anëtarësisë, keni qasje në forume dhe debate të ndryshme ku diskutohen planet operative të grupit.

Nëse anëtarësohem a e kam biletën e  sigurtë për çdo ndeshje?
JO. Tifozat Kuq e Zi kanë një numër të kufizuar të biletave dhe përparësi në rezervimin e biletave do të kenë personat që kanë vijueshmëri më të rregullt në ndeshjet e Kombëtares. Kjo vijueshmëri përcaktohet nga  databaza e përfaqwsuesve të TKZ-së.

Kush është përfaqësuesi im?
Përfaqësuesi juaj është përfaqësuesi i qytetit ku jetoni, porn ë rast se mungon qyteti juaj në listën e përfaqësuesve, atëherë kontakto përfaqësuesin më të afërt të qytetit tjetër. Gjithashtu rezervimi I biletave dhe çfarëdo informate tjetër duhet t’i merrni nga përfaqësuesi ku jeni anëtarsuar.

Kush është kryetar i Tifozave Kuq e Zi?
Tifozat Kuq e Zi nuk kanë kryetar, por kanë një kryesi  gjithpërfshirëse duke filluar nga secila trevë shqiptare gjithashtu edhe mërgata.

Ku shkojnë paratë e anetarësimit?

Tifozat Kuq e Zi, janë organizatë vet-financuese. Paratë e anëtarësimeve përdoren për organizimet nëpër ndeshje, përfshirë shtypjen e materialeve; banera, rekuizita, flamuj, pastaj për takime me anëtarëve dhe përfaqësuesve. Gjithashtu një pjesë e fondit varësisht prej propozimeve që vijnë shpërndahen për punë tjera jo-sportive, që përfshijnë, aktivitete të tjera kryesisht të karakterit kombëtar dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare ,dhe organizime të tjera që merren varësisht situatës dhe rrethanave që krijohen.

Ku mund të blej rekuizitat  e TKZ-së?
(Së shpejti më shumë informacione)

A ka çmime promocionale për anëtarët e TKZ-së për këto rekuizita?
PO. Për rekuizitat që prodhohen nga TKZ-ja, anëtarët e TKZ-së kanë 30% zbritje në secilin produkt.

Ku mund të blej fanellën e Kombëtares?
Aktualisht, Tifozat Kuq e Zi nuk kanë të drejtën e shitjes së fanellave dhe rekuizitave tjera që përdorë Kombëtarja  Shqiptare e Futbollit.

Kush mund të jap ide e propozime rreth koreografive?
Secili anëtarë është i lirë të jap ide dhe propozime të ndryshme, qoftë ide për koreografi, për punë operative apo edhe të tjera. Për këtë gjë, neve ju inkurajojmë që të futeni në forumin tonë www.tifozatkuqezi.com/forumi për të dhënë ide dhe për të ndihmuar në realizimin e ideve dhe projekteve të grupit.

Kush merr vendime në emër të anëtarësisë së TKZ-së?
Kryesia e Tifozave Kuq e Zi dhe grupi I përfaqësuesve janë organet vendimmarrëse në Tifozat Kuq e Zi, natyrisht në pajtim me kërkesat dhe propozimet e shumicës së thjeshtë 50+1 votë.