Mirësevjen në tribinat tona virtuele, tifoz.
Këtu e kanë logun “Tifozat Kuqezi” që në spektrin e pafund të ngjyrave vuejn me dallue tjera pos të kuqes e të zezës. Nëse bahet që ka ngjyra tjera për ty, ec në rrugë të Zotit e ndahemi në paqe.
Nëse je dashnor i përhumbun i Zojës Shqipni, luftëtar i betejave që ka me i fitue e marrshues i palodhun i rrugëtimit të saj për në madhni, urdhno rri e jepi shpirtit zjarm.

“Tifozat Kuqezi” ka kohë që janë nisë për rrugë. Kemi tëhollue trysninë e animit kundërshtar tash e tetë vjet në shume qendra e kryeqendra evropiane.

Me Shqipninë kemi udhëtue në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève, Tiranë, Shkodër etj. Dallohemi kollaj; kemi logon poaq të rrept sa qëndrimin, kemi kapuqat e shallat, fanellat, kangët, parullat.
Nëse në të dalun prej kësaj hapsine vazhdon me të miklue kumbi i “O po mirë m’u konë shqiptar!” këtu e ke vendin.
Ardhsh me kambë te mbarë!

Hapi duert, hapi pa droe edhe zine me të qeshun shiun, erën dhe flakën e diellit përnjiherësh.Kapi skajet e flamurit të kuq, shtrëngueshem. Këqyri ,bre, krejt para teje në bebzë të synit.
Me figurën e zezë në atë flamur të kuq, që po valon në duert tueja, e cila herë difton zemërimin e nji kulçedre e herë sofistikimin e nji shpendi, nuk të ka hije ndije që prekë kund modestinë.
Po këndon…mbas teje po këndohet…
Nuk je i vetmi. Si ti, me duer të hapuna, jomodestë, të pështjellun me të kuqe e të zezë, ka shumë. Edhepse para teje hapet nji det i tanë i ngjyrave anmike me valë shurrdhuese të kangës së huej, magjia e quejtun Shqipni të thot:
“Hajde, vlla, ecim xhilit mes tyne!”…
Ti ecë me dashninë e çueme peshë thue s’ka në rrokulli gja ma të ambël; tue e mbajtë nderin e tana Shqipnive, të shkuemeve, tashmeve e atyne që kanë me ardhë, ngarkuet krahëve.
Ti je TIFOZ i Shqipnisë