Këtë vit 15 vjetori i TKZ erdhi me 22 dhjetor në Tiranë, aktivitetet filluan qysh në orët e para të mëngjesit ku në qendër të qytetit bëmë një ekspozitë fotografike në të cilën prezentuam momentet më të bukura të TKZ-së ndër vite.
Një aktivitet që kishte si qëllim informimin dhe pasqyrimin e aktiviteteve tona gjatë këtyre 15 viteve. Pjesa kulmore e 15 vjetorit ishte pa diskutim festa tek pallati i sporteve “Asllan Rusi”. Përzgjedhja e sallës nuk ishte rastësore, sepse në atë sallë janë zhvilluar gati shumica e koreografive tona. Hapja e festës u bë me lahutë si për të reaguar ndaj një padrejtësie që një instrument muzikor shqiptar, i përvetësuar nga Serbia.

Kjo hapje menduam se do ishte edhe një autokritikë për të gjithë neve, por pak më tepër për institucionet kompetente të cilët nga dëshira e madhe për të përqafuar vlerat europiane dhe integrimin në to, harrojmë vlerat tona kombëtare.
Më pas filluam me një historik të shkurtër të TKZ-së ku listuam atë çfarë kemi arritur deri më tani, pengjet dhe atë çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Mbasi mbaruam historikun ndamë një nga çmimet që japim zakonisht për këdo që ka lartësuar flamurin kombëtar në sport por jo vetëm, dhe këtë herë për stimul të një të riu që ka refuzuar shumë shtete vetëm e vetëm të lartësoj emrin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, e ai është Eklent Kaçi,të cilit i i’u nda cmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar”. Më pas dy fjalë i tha edhe Albina Rrahmani si kapitenja e ekipit të femrave.
Jemi mësuar te japim vetëm çmime por kësaj here e morëm dhe një çmim të dhuruar nga ish lojtari i Kombëtares, që tani është veshur me kostumin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera I cili ndau për TIfozat Kuq e Zi nje bluze te Kombetares me numrin 15 dhe mbishkrimin “TIFOZAT KUQ E ZI”.
Mbrëmja akoma nuk ka mbaruar kur në skenë u ngjitën, Dritan Shakohoxha dhe direkt më pas edhe Marin Mema që i dha një entuziazëm të papërshkruar atmosferës. Festa më pas vazhdoi me grupin LYNX një nga grupet që kur nisëm aktivitetin ishin të parët që pranuan me shumë kënaqësi të performonin dhe nga 1 orë e perfunduan me 2 orë muzikë duke e mbajtur publikun në këmbë!
Të gjithë kishim marrë prentimin që do vinte dhe të gjithë mezi po e prisnim por në fund erdhi KAPITENI I PËRJETSHËM siç dhe u perkufizua në mbremje, Lorik Cana. Yllit të mbrëmjes, ju dorëzua edhe çmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar” dhe gjithashtu një kartelë anëtarësimi pa afat skandence. Aktiviteti më pas u përqëndrua jashtë sallës ku me 100 flakadanë bëmë dhe mbylljen e natës festive.

Festa mbaroj por aktivitet për 15 vjetorin vazhduan dhe të nesërmen ku si cdoherë në raste të tilla bëjmë dhe guiden e qytetit ku në “vija të trasha” prekëm disa na pikat më turistike të kryeqytetit si; Muzeun Kombëtar, Sheshin Skenderbej, Sahatin e Tiranës, Kalanë e Tiranës dhe urën e Tabakëve. Me njohjen kulturore të Tiranës u mbyll dhe ky jubilar, duke shpresuar dhe fantazuar ku do ka pres ‘20 vjetori”, sa do jemi për 20 vjetor dhe çfarë do kemi arritur më shumë deri atëherë.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!