Rezervo bileten për dy ndeshjet e radhës

Published by admin on

Të nderuar Tifoza,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për ndeshjen e rradhës:

Islandë – Shqipëri ( kualifikuese)
08 qershor 2019, ora 15:00, Stadiumi: Laugardalsvöllur, Reykjavik

Çmimi i biletave për anëtarë: 41 euro

Afati i fundit për rezervim: 28 maj 2019, ora 20:00.

Shqipëri – Moldavi ( kualifikuese)
11 qershor 2019, ora 20:45, Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan.

Tribuna: C2
Çmimi i biletave për anëtarë:
500lek/4,5 euro

Afati i fundit për rezervim:
03 qershor 2019, ora 20:00.

– Ju lutem klikoni në www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit
dhe kontakto përfaqësuesin më të afërt për të bërë rezervimin e biletës.

– Për shkak të numrin të kufizuar të biletave që kemi në dispozicion, ky afat mund të mbyllet edhe më heret nga që është paracaktuar. Vizitoni herë pas here faqen tonë për të rejat më të fundit!

KUJDES!
– Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët e tifogrupit!
– Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Categories: Njoftime