Euro 2020, levizje e lire te tifozeve ne kete europian

Published by admin on

Kësaj radhe, për herë të parë ky kampionat do të zhvillohet në 12 vende dhe do të jetë më i madhi në historinë e futbollit evropian.

Për këtë qëllim, UEFA ka bërë rekord prej tre milionë biletash në dispozicion për shitje, me dy milionë e gjysmë, ose 82% të totalit, të rezervuara për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse.

Për herë të parë dhe që është pozitive, vendimi për miratimin e dy grupeve të çmimeve bazuar në fuqinë blerëse dhe të ardhurat mesatare të vendeve pritëse duhet të duartrokitet. Gjithsesi duhet të rishikohet platforma e rishitjes së biletave, lista e pritjes, shpërndarja e biletave, dhe kosto me të ulët për biletave për tifozët me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, UEFA nuk ka qartësur për kërkesat e vizave të atyre tifozëve që posedojnë bileta dhe duke pasur parasysh që ky turne zhvillohet ne 12 shtete, Football Supporters Europe pret që mbajtësve të biletave t’u ofrohet liria e lëvizjes midis qyteteve pritëse EURO 2020. Kjo mund të përfshijë hyrjen pa viza ose një proces të shpejtë të aplikimit për vizë. FSE do t’i nxisë të gjithë palët e përfshira në organzimin e EURO 2020 që të komunikojnë në këtë çështje brenda një afati të arsyeshëm kohor për të lejuar kohë të mjaftueshme për përgatitjet e udhëtimit.

https://www.facebook.com/FansEurope/photos/a.380161748327/10157305988758328/?type=3&theater
Categories: Njoftime