Si të anëtarësohem në Tifozat Kuq e Zi?

Përpara se me vendosë me u anëtarësu në Tifozat Kuq e Zi duhet me lexu Kodin e Tifozit.

Nëse pajtoheni me rregullat e shkruara në Kodin e Tifozit, atëherë ndiq procedurat e mëposhtme:

Procedura e anëtarësimit bëhet në dy hapa: (1) së pari duhet ta bësh pagesën e anëtarësisë dhe (2) së dyti ne i shënojmë të dhënat tua në listën e anëtarëve. Nëse na mungon ndonjë informatë, ne do të ju kontaktojmë .

ÇMIMI I ANËTARËSIMIT: Pagesa minimale për anëtarësim është 10 Euro dhe vlen deri në fund tw ciklit eliminator . Ju keni mundësinë që të paguani anëtarësimin edhe për më gjatë. Për të bërë më të lehtë edhe më të besueshme anwtarësimin, neve kemi shtrirë një rrjet përfaqësuesish nëpër shumw qytete anëekënd atdheut, por edhe nëpër botë.

Aktualisht, anëtarësimi bëhet vetëm në mënyrë direkte tek përfaqësuesi që keni kontaktuar, ose në marrëveshje me të mund të zgjidhni edhe mënyrën e pagesë.

– Për të parë listën e përfaqësuesve në qytetin tuaj  (Kliko këtu).
– Nëse jetoni në ndonjë qytet ku nuk kemi përfaqësues atëherë, kontaktoni përfaqësuesin e qytetit më të afërt.

KARTELA E ANËTARËSIMIT: Pas kryerjes së procedurave të mësipërme, përfaqësuesi është i autorizuar dhe i obliguar që t’ju pajisë me kartelën e TKZ.

Për çfarëdo pyetjesh tjera lidhur me pagesën, të lutem na shkruaj në e-mailin tonë qendror info@tifozatkuqezi.com

Eja, bëhu edhe ti pjesë e grupimit më të madh të tifozëve të Kombëtares.

Së bashku jemi më të fortë.